E premte, 2 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Bordi i Transparencës publikon listën e re të çmimeve të hidrokarbureve, çfarë ndodh me naftën

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të shitjes së hidrokarbureve të cilat hyjnë në fuqi mbrëmjen e sotme në orën 20:00.

Me vendimin e sotëm çmimi i naftës me pakicë do të jetë jo më shumë se 224 lekë për litër. Një mbledhje më parë Bordi i Transparencës kishte vendosur që një litër naftë me pakicë në Shqipëri të shitej jo më shumë se 218 lekë për litër.

Reklamë

Por kujtojmë që sot hyri në fuqi akti normativ i qeverisë i cili ul me 20% akcizën sa herë që naftë do të kapërcejë çmimin mbi 220 lekë për litër.

Njoftimi i Bordit:

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër. Kjo në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, niveli i akcizës u ul 20 % ose e bashkë me TVSH ulja me 9.5 lek/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 3 ora  20.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

???? Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Vazhdo të lexosh

Reklamë