Subscribe

Këto pamje janë te rralla gjate dimrit ne Shqipëri e aq me shume bëhen te tilla ne pranvere.

 

Por Dardha ne Korçe e ofron edhe ketë mundësi. 35 skiatore nga Franca, Maqedonia, Kosova e Shqipëria kane garuar ne pistën skive ne fshatit turistik.

 

Gara ndërkombëtare është bere ne bashkëpunim me një prej shkollave franceze te skive.

 

Aktiviteti ka pasur dy gara: atë të rrëshqitjes se madhe dhe asaj speciale, ku është shfaqur rivalitet kryesisht mes skiatoreve shqiptare dhe atyre kosovare.

 

Ne përfundim te aktivitetit, nga organizatoret u dhanë tre çmime te para për djem edhe vajza sipas grupmoshave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *