Forcat ruse nisën një sulm ajror në qytetin ukrainas të Sumy në veri-lindje të vendit të hënën në mbrëmj.

 

Të paktën 9 civile kanë gjetur vdekjen, duke përfshirë 2 fëmijë.

 

Kreu i administratës ushtarake rajonale, Dmytro Zhyvytsky, tha se ishte një “betejë e pabarabartë” me forcat ruse që bombarduan civilët:

 

“Ka të vdekur dhe të plagosur – shpjegoi ai në një postim në Facebook –ndërsa emergjencat civile, mjekë dhe vullnetare po punojnë në disa vende ku është kërkuar ndihmë”. .

 

Ndërkohë gjatë natës, avionët rusë kanë kryer bombardime të reja në qytetet e Ukrainës qendrore dhe lindore. Zyrtarët ukrainas denoncojnë gjithashtu bombardimet në periferi të Kievit.

 

Nderkohe sipas BBC, Rusia ka bombarduar gjate nates edhe portin e Odesses, nje tjeter pike strategjike te Ukraines.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *