Subscribe

Koronavirusi nuk kurseu as bluzat e bardha në vendin tonë. Mjekë dhe infermierë të QSUT janë infektuar gjatë ditëve të fundit. Vatrën e krijuar aty ish-kryeministri Sali Berisha e quan një bombë biologjike që po ndihmon në përhapjen e COVID-19.

“Bomba biologjike e QSUT, gjenerator kryesor i përhapjes së pandemisë së COVID-19! Miq, shndërrimi i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në bombë biologjike të COVID-19 për shkak të trajtimit xhahil e të papërgjegjshëm të pandemisë në kryeepidemiologu i Surrelit, është krimi i rëndë me pasoja katastrofale kolapsin e trurit të të gjithë sistemit tonë shëndetësor të vendit. Në këtë qendër janë dhjetëra e dhjetëra shërbime më të specializuara të vendit, të cilat trajtojnë sëmundjet më serioze të mijëra e mijëra të sëmurëve të të gjitha moshave. Shndërrimi i QSUT në bombë virale të COVID-19, në pavionët e cilës në çdo kohë ka me dhjetëra e dhjetëra të sëmurë që luftojnë me vdekjen do të thotë në mënyrën më kriminale të ndihmosh këtë të fundit.”

Sipas Berishës, kjo situatë u krijua ngaqë qeveria la pa mjete mbrojtëse stafin mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *