Subscribe

Bojkoti i klubeve të superiores ka marrë përgjigje nga Kryeministri Edi Rama i  cili tha se është i gatshëm të ulet në tryezë dhe të bisedojë  me krerët e futbollit lidhur me vazhdimësinë e kampionatit.

Rama sqaroi se deri më tani nuk ka pasur një kërkesë zyrtare nga pala tjetër megjithatë është i gatshëm të dialogojë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Nëse ka dialog ka mundësi për të parë më tutje. Nëse mund të bëjmë diçka më shumë jemi gati ta bëjmë. Por jo që futbollistët të vazhdojnë të trajtohen si skllevër në informalitet të plotë. Të marrin rroga më të mëdha se të gjithë të tjerët në këtë vend dhe të jenë të pasiguruar. Të deklarohen sikur janë punonjës fasonësh me rrogë minimale. Kjo nuk mund të vazhdojë.”

 

Ndërsa futbolli ndodhet në krizë, në basketboll u nënshkrua një marrëveshje historike.

 

Kosova dhe Shqipëria do të kenë një ligë të përbashkët sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *