Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi ka akuzuar shefin e ri të rendit në Elbasan me argumentin se ka dhunuar protestuesit që protestuan kundër kryeministrit Rama.

 

Në një postim në “Facebook”, Boçi e akuzon shefin e rendit se ka qenë bodigard I kryeministrit Edi Rama dhe se ka shkuar në Elbasan me mission.

 

Sipas Boçit, shkak I këtyre emërimeve në polici janë bërë afrimi I zgjedhjeve.

 

“Dhunuesi më aktiv në protestën për ardhjen e Ramës në Elbasan, ishte shefi i ri i rendit. I armatosur dhe me sjellje prej cubi, ai bërtiste dhe godiste këdo. Kjo gjë shkaktoi një valë reagimesh aty, por dhe më pas në rrjet. Po cili është ky personazh? Është ARMAND MUÇA. Për një kohë të gjatë ka qenë badigard i vetë Edi Ramës. Pozon me armatim të rëndë dhe shpërndan faqet e Ramës. E ç’pritet nga ky tipi? Ka ardhur në Elbasan me mision. Për protestat, por dhe për zgjedhjet që janë tek dera. Kjo është policia e “depolitizuar” që heq kapelet për votat. Sejmenët i janë turrur qytetarëve dhe zgjedhjeve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *