E diel, 25 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Blushi: Qeveri klienteliste, favorizon 300 veta në dëm të shqiptarëve

Vullneti i mazhorancës për të falur një pjesë të detyrimeve tatimore është shoqëruar në séancë plenare me debate mes kreut të Partisë Libra, Ben Blushi dhe përfaqësuesve te qeverise.

 

Reklamë

Sipas Blushit kjo falje në prag të fushatës elektorale favorizon te pasurit duke e ilustruar ketë argument me faljen e detyrimeve te kompanive ne fushën e naftës.

 

Reklamë

“Kjo është një republike klienteliste që favorizon 300 veta në dëm të 3 milion njerëzve”, – u shpreh Blushi.

 

Por Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka sqaruar se vendimi ndihmon formalizmin e ekonomisë e lehtëson biznesin e mesëm por edhe individët.

 

Edhe ne këtë séance 4 ministra te qeverise Rama kane replikuar me deputetin Blushi.

 

Ne dekadën e fundit kjo është falja e trete qe aplikohet pas dy te tillave qe kishte realizuar me herët qeveria Berisha. Ajo arrin vlerën e 91 miliardë lekeve.

Më shumë video

Reklamë