Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe IKMT vijojnë punën për bllokimin e të gjitha hyrjeve dhe daljeve të rrezikshme në autostradën Tiranë-Durrës.

 

Aksioni u përqendrua më zonën e Maminasit dhe po vijon në drejtim të Sukthit. Ndërkohë, pronarët e bizneseve u shprehën kundër bllokimit të rrugës, pasi nuk mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar.

 

Ata thanë se nuk janë njoftuar paraprakisht nga autoritetet, ndërsa i parashtruan ARRSH-së dy kërkesa: atë të ndërtimit të një rruge dytësore nga Vora, deri tek Ura e Dajlanit, si dhe përcaktimin e të gjitha hyrjeve e daljeve në autostradë sipas standardeve rrugore. Në aksin Tiranë-Durrës janë afro 300 subjekte me hyrje-dalje të rrezikshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *