Subscribe

Ka mbetur mister fati i 34-vjeçarit lituanez, i cili kishte ardhur si turist dhe rezulton i humbur në Valbonë.  Turisti kishte dalë për të eksploruar Bjeshkët e Nemuna, por prej datës 6 shtator nuk është kthyer në bujtinën ku po qëndronte. Forcat operacionale nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të turistit.

Lidhur me këtë, të ftuarit në emisionin “Vizioni i Pasdites” kanë ndarë më shumë detaje nga pistat e hetimit pas zhdukjes së turistit lituanez.

Ekipi i kërkim-shpëtim i Shqipërisë dhe i Kosovës do të bashkëpunojnë sërish për të gjetur gjurmë nga zhdukja e të riut.

Den Hameli, pjesë e ekipit të Kosovës, në një lidhje “Skype” tha se nga nesër do të nisë prap kërkimi, me shpresën se do të jenë sa më afër gjetjes së 34-vjeçarit.

Presidenti i Federatës shqiptare të alpinizmit, Artur Gjini  theksoi se asnjë turist nuk duhet të eksplorojë Bjeshkët e Nemuna i vetëm. Siç thotë ai, duhet të jenë tre ose më shumë persona që të nisen për të vizituar vende të tilla.  Ai tha se janë dy dyshime kryesore në zhdukjen e turistit.

Sipas tij ose i riu ka pasur problem shëndetësore, ose i ka humbur telefoni.

E njëjta gjë u pohua edhe nga alpinistja Fatjola Matia, e cila bën me dije se dyshimi i saj kryesor për humbjen e turistit ka të bëjë me problem shëndetësore të tij.

Pjesë nga biseda:

Erkin Lika: Kur një turistë lë bagazhin në bujtinë dhe nuk rikthehet më, ngre alarm. 34-vjeçari nuk i ka marrë të gjitha sendet dhe kjo ka dhënë një shenjë alarmi. Informacioni ishte që do ngjiste majën e Rosit. Alpinizmi nuk është i rrezikshmë këto kohë, por në momentin që ti shkon vetëm, nuk dihet çfarë mund të ndodhë. Ne nuk e dimë se si ai ka qenë nga ana fizike. Ajo që na bën përshtypje ka qënë se telefoni ka qënë i ndezur deri në momentin që i ka rënë bateria. Ai ka qenë vetëm dhe ky është gabimi kryesor.

Artur Gjini: Rregulli numër një është që ti asnjëherë nuk duhet të shkosh vetëm, sepse ty mund të ndodhë një atak, një aksident dhe askush nuk ka kush lajmëron. Ne këshillojmë që të paktën të nisen tre veta e sipër.

Erkin Lika: Është bërë një punë shumë e mirë nga ekipet, policia, ushtria, banorët e zonës. Vetë fakti që të shtunën e të dielën ka pasur lëvizje duhet të kishin hasur një problematikë turistët e tjerë.

Artur Gjini: Uroj që ai të jetë shëndoshë e mirë. Ajo që dyshojmë ne është që mund të ketë ndodhur diçka me shëndetin e tij se për sa kohë që i ka rënë telefoni dhe ai nuk është përgjigjur. Ka dy gjëra ose i ka humbur telefoni, ose ai ka pasur problem shëndetësore. Kanë qënë përgjegjësit e bujtinës ata që ngritën alarmin

Fatjola Matia: Unë besoj se alpinizmi ka disiplinën e vetë dhe disa rregulla të pashkruara që ne duhet ti respektojmë. Në momentin që mora vesh lajmin, mendova se problematika shëndetësore ka ndikuar në zhdukjen e turistit.

Den Hameli: Nesër do të vazhdojnë kërkimi sipas informatave zyrtare. Do të bëhet kërkim në disa zona të dyshimta. Shpresojmë që nesër të hasemi me gjurmë që të na kthejnë në gjetjen e 34-vjeçarit.  /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *