Subscribe

Pesë shoqata biznesi, të bëra bashkë në një deklaratë, shprehen të shqetësuara për klimën e biznesit në vend. Dhoma Amerikane, ajo gjermane, italiane, franceze e Tregtisë, si dhe Confindustria shprehen se mjedisi aktual është joefikas dhe ka nevojë për përmirësime të konsiderueshme, duke dhënë propozime konkrete për qeverinë.

 

Një nga kërkesat kryesore është zbatimi i një pakete, që ka në thelb luftën ndaj korrupsionit dhe masa ndëshkuese kundër ryshfetit. Kjo paketë sipas tyre, do të rriste ndjeshëm besimin e komunitetit të biznesit në përgjithësi dhe veçanërisht, të kompanive të huaja që operojnë në Shqipëri.

 

Një tjetër shqetësim janë procedurat e Prokurimeve Publike.

 

Bizneset kërkojnë eliminimin e procedurave të veçanta nga prokurimi i fondeve publike, duke rritur më shumë transparencën në procese të tilla.

 

Për të thithur sa më shumë investime të huaja, shoqatat kërkojnë krijimin e një strategjie investimi që të shmangë burokracitë.

 

Si edhe çdo vit tjetër, shqetësimi i komunitetit të biznesit të huaj, por edhe atij vendas, mbetet ndryshimi i shpeshtë i politikave tatimore.

 

Grupet e interesit kërkojnë që regjimi i taksave të jetë i parashikueshëm dhe të mos ndryshohet çdo vit.

 

Me këto masa të marra, sipas shoqatave, klima e biznesit në Shqipëri do të jetë më e favorshme dhe do të thithen më shumë investime të huaja.

  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *