Subscribe

Ndërsa qeveria është në fazën e hartimit të paketës fiskale për vitin e ardhshëm, prodhuesit shqiptarë kërkojnë të mbrohen me fashë nga luhatjet e çmimit të energjisë elektrike dhe të hiqet akciza e gazit prej 6 lekësh/litër që paguajnë prej 1 korrikut 2022.

 

ILDA BARAJ

BASHKIMI I PRODHUESVE SHQIPTAR

 

“Prodhuesit ngarkohen me një akcizë gazi që nuk qëndron në asnjë nga prodhuesit simotra. Gazi për ne është pjesë e prodhimit. Ne e kemi një element të rëndësishëm për ekzigjencën tonë, për vijueshmërinë tonë për prodhim. Kjo akcizë e bën më të vështirë likuiditetin e prodhuesit.

 

Ne do të kërkonim një tarifë si vendet e rajonit, si në Kosovë që ka një tarifë 10 cent, kërkojmë një fashë mbrojtëse për prodhuesit. Në vendet e zhvilluara ka të tjera tarifime nga ora 10 e darkës deri në 6 të mëngjesit, në raport me fashën tjetër, kur konsumi është më i madh. Nuk kërkojmë ridimension të politikës së taksave., por  të krijohen politika ndihmuese dhe rigjeneruese për biznesin.”

 

Paketa fiskale e vitit 2021 nxiti debate të shumta për shkak të heqjes së TVSH së rimbursueshme 6% për fermerët, vendim që sipas ekspertëve, rrënoi edhe më tej bujqësinë. Për të nxjerrë sektorin nga kriza, ata kërkojnë nga qeveria:

 

 

DONJALDO HOXHA

INDUSTRIA E PERPUNIMIT TE QUMESHTIT

 

“Ne kërkojmë një TVSH 6% në shitje për produktet e bulmetit. Kjo do të ishte ndihmë për sektorin.

 

Kërkesa e dytë ka të bëjë me faktin e përfshirjes në skemën e TVSH për të gjithë përpunuesit në vendin tonë. Kjo do të bënte të mundur uljen e infornmalitetit, që është në një shkallë jashtëzakonisht të lartë aktualisht. Është e pamundur që një përpunues qumështi të ketë xhiro më pak se 10 milionë lekë të reja, është një pengesë artificiale sepse të gjithë përpunuesit e qumështit e tejkalojnë këtë xhiro.

 

Skemat e vitit 2024 të jenë të orientuara drejt prodhimit, të ketë mbështetje për krerë dhe për litër, sepse kjo do të bënte të mundur formalizimin e mëtejshëm të sektorit. Kjo skemë do të ishte mbështetje për çdo fermer dhe blegtor që prodhon sasi të caktuar qumështi dhe e dorëzon në pikat e grumbullimit, duke bërë të mundur që çdo litër të futet në kontrollin e administratës shtetërore.”

 

Banka Botërore nga ana tjetër sugjeron për qeverinë që me hartimin e paketës së re të mos bëjë përjashtime fiskale, por të mendojë për politika të tjera që nxisin konkurrueshmërinë e bizneseve dhe produkteve shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *