E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bizneset i bëjnë “bisht” çmontimit, Rama: Rilindja Urbane 2.0 nuk është aksion, por program katërvjeçar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me procesin e çmontimeve që po zhvillohen në kuadër të nismës për sistemimin e hapësirave publike, duke theksuar se kjo nuk është një fushatë e përkohshme, por pjesë e një programi afatgjatë.

“Nuk është një aksion që do mbarojë,” tha Rama, duke sqaruar se bëhet fjalë për një program katërvjeçar të quajtur Rilindja Urbane 2.0, i cili përfshin jo vetëm çmontimet, por edhe rehabilitimin dhe transformimin e hapësirave publike në zona cilësore për jetesë komunitare.

Reklamë

Postimi i plotë:

“Disa e vonojnë çmontimin vullnetar me idenë e gabuar se “aksioni do mbarojë”, por ky nuk është një aksion, është një program katërvjeçar që quhet Rilindja Urbane 2.0 dhe ky program nuk mbaron me këto çmontime, po vazhdon me rehabilitimin e me transformimin e hapësirave publike në hapësira cilësore bashkëjetese komunitare”

Reklamë

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë