E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Bie interesi për vaksinimin; të rinjtë ata që janë më skeptikë

Muaji janar u mbyll me një numër më të ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit.

 

Reklamë

Mjekët e familjes, shpjegojnë se shifrat tregojnë rënie, ndërsa hasen çdo ditë me qytetarë që janë skeptikë ndaj injeksionit.

 

Reklamë

Shumë të rinj nuk duan ta bëjnë vaksinën, por pranojnë t’i marrin dozat më shumë për qëllime dokumentacioni apo udhëtimi, se sa për të mbrojtur nga infektimi.

 

Ndërsa, për dozën përforcuese mosha e tretë duket se ka interes më të lartë.

 

Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se krahasuar me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, Shqipëria ka mbulesën vaksinale mbi 18 vjeç në masën 56%, duke u renditur më mirë se vendet fqinje.

Më shumë video

Reklamë