Bizneset që meren me eksportin e bimëve medicinale thonë se viti 2023 po mbyllet pa fitim. Si pasojë e zhvlersimit të euros, ky sektor i cili në vitin që lamë pas shënoi eksporte në masën 58 milian dollarë, këtë vit duket se është në kufinjtë e mbijetesës. Ndërsa vitin e arshëm parashikohet që kriza të thellohet duke mbyllur edhe vende pune
“Këtë vit mund të them se 25 % e fitimit të parashikuar është zeruar si pasojë e kursit të këmbimit. Deri tani kemi mund që me rezervat të mos cenojmë vendet epunës, por nga viti tjetër nëse kjo situatë vijon do të jemi të detyruar që të shkurtojmë vendet”, tha Xhavit Hysenaj kreu i shoqatës së bimeve medicinale
Gjatë një konference për shtyp, bizneset e këtij sektori kërkuan mbështetje direkte nga qeveria, për të kapërcyer krizën.
“Subvencionim direkt për ata fermerë që prodhoojnë dhe eksportojnë. Ata që prodhojnë realist jo ata që prodhojnë vetëm për instagra. Flas pë rata fermrër që punojnë me faturë fiskale. Ku qeveria sipas mudësisë të subvencinojë 6-10 %. Nuk po themi 20% sa jep rajoni “, shtoi ai.
Shqipëria eksporton sot 250 llojë bimësh medicinale në europë dhe përtej deri në amerikë. /vizionplus.tv





