E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Berisha mesazh të rinjve: Ju keni rol vendimtar në fitoren e zgjedhjeve të 11 majit! Nëse ju bëheni imazhi i kësaj fushate, kundërshtari shkatërrohet

Ka vijuar dita e dytë e trajnimit dy-ditor për Forumin Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë që zhvillohet në bashkëpunim me ekspertët e fushatave zgjedhore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe: Ron Nehring, Peter Smallwood dhe John Fluharty, të cilët janë pjesë e ‘Leadership Institute.

Në trajnim ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Reklamë

Gjatë fjalës së tij ai theksoi rëndësinë e lidershipit dhe bashkëpunimit për të arritur suksesin, veçanërisht në kuadër të trajnimit të të rinjve për t’u bërë liderë të ardhshëm.

Berisha tha se, një lider nuk duhet të ketë frikë, pasi frika është armiku më i keq për njeriun.

Reklamë

Duke iu drejtuar të rinjve ai theksoi rolin e tyre vendimtar në fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas Berishës, ndryshe nga dikur, të rinjtë nuk kanë përballë një diktaturë komuniste, por një narkodiktaturë, dhe se kjo betejë nuk është thjesht për një zgjedhje, por një mision që duhet realizuar.

Sali Berisha: Sot, ne nuk kemi një diktaturë komuniste përpara, kemi një narkodiktaturë përpara. Çfarë do të thotë se nuk kemi një zgjedhje përpara, por kemi një mision përpara. Kemi një mision për të përmbushur. Dhe ky mision është fitorja e zgjedhjeve të 11 majit. Kjo fitore, e them me bindjen time më të thellë se rol vendimtar keni ju. Energjia juaj, përkushtimi juaj, por edhe imazhi juaj, janë të një rëndësie themelore për këtë fitore.

Në qoftë se ju bëheni imazhi i kësaj fushate, kundërshtari shkatërrohet. Po të dilni ju në skenë dhe ta dominoni imazhin, ata nuk ka njeri dëshirë t’i shohë, le të lustrohen të bëjnë ç’të duan, nuk kanë krahasim me ju. Energjia juaj është e pashtershme.

Sapo u takova me zotërinjtë e nderuar, çfarë po flisnim, ua kanë thënë edhe ju. Të regjistrojmë çdo ditë në sa dyer trokitëm, të regjistrojmë çdo ditë sa duar shtrënguam, çfarë mesazhi dhamë. Pra, e shihni ju se fitorja është në duart tona? Kështu që ju ftoj të frymëzuar edhe nga këto leksione dhe mësime që morët, ta vazhdojmë këtë betejë me bindje të plotë në fitoren që na pret.

Ish-kryeministri shtoi se bashkëpunimi është thelbësor për realizimin e vizioneve dhe projekteve dhe se një lider mund ta arrijë këtë vetëm duke krijuar dhe udhëhequr një ekip./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë