Subscribe

Sali Berisha përmes një deklarate për mediat, shprehu për Komisionin Europian dhe vëndet anëtare të BE-së për vendimin e për Konferencen e parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me BE-në.

 

Me këtë rast, siguroj BE-në, Komisionin dhe vëndet anëtare se, Partia Demokratike sot në opozitë do të mbështesë dhe nesër në pushtet do të ndërmarrë dhe miratojë çdo akt, vendim, ligj dhe reformë të nevojshme për avancimin e procesit të integrimit të vendit në BE

 

Lideri i PD, kërkoi nga Rama që të ndalë përpjekjet e tij për të miratuar ligjin e amnistisë fiskale.

 

Unë, jam sot këtu gjithashtu për t’i kërkuar Edi Ramës, publikisht që në përgjigje të këtij vendimi fisnik të vëndeve anëtare dhe Komisionit Europian, të mos guxojë të provokojë partnerët tanë por të deklarojë menjëherë se, ai heq dorë përfundimisht nga ligji i aministisë fiskale, kundër të cilit është shprehur haptas Komisioni Europian; janë shprehur qartë dhe vende anëtare të BE, qoftë dhe me karriget bosh në takimin e tij të fundit; janë shprehur kundër edhe parnerët tanë jashtë BE-së; janë shprehur kundër Dhomat e Biznesit të SHBA, Gjermanisë, Francës, Turqisë dhe dhomat e biznesit shqiptar.Edi Rama duhet të kuptojë se problemi më madhor që vëndet anëtare të BE-së dhe partnerët tanë kanë me Shqipërinë është kriminaliteti shqiptar dhe eksportimi i tij në vendet të tjera. Legalizmi i parave të krimit të shqiptarëve është mesazhi më i keq që iu dërgohet këtyre vendeve, agjensive të tyre të zbatimit të ligjit dhe inkurajimi i madh për organizatat kriminale shqiptare.Nga ana tjetër, unë iu bëj thirrje qeverive të vëndeve anëtare dhe Komisionit Europian të insistojnë gjer në fund kundër miratimit të këtij ligji, që dëshmon lidhjet e tmerrshme të regjimit të Edi Ramës me organizatat kriminale brenda dhe jashtë vendit.

 

Berisha shtoi se me te ardhë në pushtet, PD do ta zhbeje amnistinë fiskale në rast se ajo miratohet nga qeveria e Ramës.

 

Përndryshe, PD angazhohet para partnerëve tanë se, me të ardhur në pushtet ajo do të invalidojë aministinë fiskale e kriminale të Edi Ramës dhe do të vendosë para ligjit të gjithë personat që kanë përfituar nga kjo amnisti, duke u kërkuar origjinën e të ardhurave. Emrat e këtyre personave do t’u jepen një për një, po ashtu organeve fiskale e të drejtësisë së vendeve perëndimore që të përndiqen dhe atje nëse kanë eventualisht vendqëndrime në BE apo Britaninë e Madhe, SHBA, Kanada, etj. Si përfundim, edhe njëherë i shpreh mirënjohje BE së për hapjen e negocjatave, turp bukashkalit Edi Rama nëse ai nuk tërhiqet nga legalizimi i parave që mafia shqiptare ka grumbulluar kriminalisht jashtë dhe brenda vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *