E shtunë, 10 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Berisha: Rama mbron bandat e drogës, kryeministri nuk shkoi dot në New York, iu anuluan takimet

Partia Demokratike do të shfrytëzojë mbledhjen e Parlamentit nesër për të kërkuar përsëritjen e votimit për programin politik dhe qeverinë Rama javën e kaluar. Mbledhja e Grupit Parlamentar demokrat zgjati rreth 1 orë dhe kryetari i PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin se mbështet bandat që merren me trafikun e lëndëve narkotike.

“Le të thotë çdo lavdërim, çdo gjë. Unë e garantoj se po mbron një kryetar të një organizate kriminale. Ndaj dhe ai në parlament sillet sikur të ishte Franc Çopja, sikur të ishte Çela, Elvis Doçi apo me radhë. Asnjë dallim nuk kanë qëndrimet e tyre ndaj rregullave dhe demokracisë”, tha Berisha.

Reklamë

Sipas Berishës, mungesa e kryeministrit Edi Rama në New York nuk është rastësi.

“Nuk shkoi dot në New York. Kishte fiksuar dreka dhe darka që ta dinë shqiptarët me udhëheqës rajonalë, me kryeministra dhe presidentë rajonalë. U anuluan. A janë narkolidhjet apo shkaqe të tjera unë nuk mund të them, por këto të gjitha u anuluan”, tha ai.

Reklamë

Ndërkaq, mësohet se PD do të çojë emrat e anëtarëve të Komisioneve Parlamentare.

Po sot, Grupi Parlamentar i PD dorëzoi dy padi në Gjykatën Kushtetuese. E para për shfuqizimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit dhe e dyta për shfuqizimin e dekretit “Diella.”/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë