E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha “nuk ndalet”, takim virtual me mbështetësit në Florida: Qeveria ka marrë peng udhëheqjen e PD

Në “Foltoren”e radhës me demokratët në Florida të SHBA-së, ish-kryeministri Sali Berisha përsëriti qëndrimin e tij se PD është marrë peng nga qeveria e Edi Ramës.

 

Reklamë

Duke e quajtur Kuvendin Kombëtar të mbajtur dje, si të jashtëzakonshëm, ai deklaroi se për Kuvendin e tij ka pasur një presion të pandershëm nga Lulzim Basha, asistuar sipas tij edhe nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

 

“Basha e dinte që Kuvendi do t’ju tregonte vendin e meritur për shkelmimin që i kanë bër statutit të PD dhe formueve të kësaj partie. Ka pasur presione të pandershme nga pengu i qeverisë Basha, që është vetëm deputet. I asistuar në një mënyrë a një tjetër edhe nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e cila me ndërhyrjet e saj është kataliste e gjendjes së krijuar. Faktikisht, e marrjes peng të opozitës nga qeveria. Ju e dini që një vendim me datë 19 maj u shpall nga DASH në të cilët njoftohesha se jam shpallur non grata për korrupsion. Ne letrën që i drejtoj Sekretarit Blinken u them se ky është një akt i lotimit korruptim të Ramës dhe George Soros”, tha Berisha.

Më shumë video

Reklamë