Subscribe

Në tryezën e tretë të Shoqërisë Civile ku u  promovua edhe libri “Shqipëria në rrezik – çfarë mund të bëjmë”, lideri i opozitës Sali Berisha përcolli mesazhe për protestën e nesërme para Kryeministrisë.

 

Berisha tha se protesta do të jetë epike për nga pjesëmarrja dhe qëllimet e saj, ndërsa shtoi se Edi Rama nuk meriton të qeverisë as edhe një ditë më shumë.

 

“Ky libër është nga njëra anë një homazh për kauzat dhe aktivistët e Shoqërisë Civile të cilët në kushte shumë të vështira i kanë promovuar dhe mbrojtur këto kauza. Por nga ana tjetër është edhe një mesazh thirrje për të gjithë shqiptarët të bashkohen me këto kauza të drejta, kauza të cilat kanë një emërues të përbashkët: mbrojtjen e lirive të shqiptarëve. Dhe është një nderim dhe homazh gjithashtu për të gjithë ata që nesër do mbushin Bulevardin në një protestë epike do të thosha, në një protestë të një rëndësie jetike për Shqipërinë mbasi siç del çdo orë dhe çdo ditë, Edi Rama dhe ekipi i tij abuzon me liritë, me financat, me qenien, me dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Temperaturat janë të larta, por më e lartë është edhe urrejtja popullore për këtë dhunues të kauzave, të lirive. Gjithçka lidhet me liritë e qytetarëve shqiptarë, me qenien e tyre. Libri është dëshmi gjithashtu e një serioziteti të madh me të cilin merret mbrojtja e kauzave dhe së bashku me himnin e Renis Gjokës dhe Big Basta që është barrakuda e protestës tonë, ne do të ecim të pandalshëm në këtë rrugë, sepse kjo qeveri nuk meriton të jetë në pushtet as edhe një ditë të vetme”, u shpreh Berisha.

 

 

Sali Berisha shtoi se për Ramën qytetarët ekzistojnë vetëm për t’i vjedhur. Kreu i PD tha se kryeministri do ta marre neser ërgjigjen e merr nesër dhe se i ka kohërat të numëruara!

 

“Kemi të bëjmë me një person dhe një qeveri, që në mënyrë absolute për të cilin, qytetarët shqiptarë nuk ekzistojnë, apo ekzistojnë vetëm për t’u vjedhur, për t’u mashtruar, për t’u nënshtruar. Këto përgjigje do të japë protesta nesër dhe në vazhdim. Klima, entuziazmi është shumë i madh, pakënaqësia është e pakufishme. Le të ftojmë ne, le të bëjmë gjithçka për të shndërruar protestën tonë dhe mesazhin tonë në një magnet për shoqërinë e heshtur shqiptare. Për atë shoqëri që ndjek me dëshpërim të madh këto zhvillime, por duhet të vendosë të reagojë, duhet të heqë dorë nga pasiviteti dhe “ç’më duhet mua?”. Duhet të ngrihemi për t’i thënë këtij autokrati se kohërat i ke të numëruara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *