Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhti hotëse asnjë mashtrim i ish-kryeministrit Sali Berisha, nuk mund të mbulojë do të dhunën e realizuar më 8 janar dhe shpalljen non-grata nga SHBA.

 

Referuar deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se në oborrin e PD do të ngrihen kulla dhe hotele, Bardhi thotë se janë sajesa të një njeriu i cili sipas tij tashmë ka humbur arsyen.

 

Më tej ai thekson se shprehet se në 18-dhjetor demokratët u ndanë nga e shkuara dhe zgjodhën të ardhmen dhe tanimë misioni i vetën i PD është mbrojtja e interesit publik dhe rikthimi i opozitës në pushtet.

 

‘Qesha pa fund me mashtrimin e sotëm të Sali Berisha. Na akuzon ne se po japim godinën e PD për ndërtim!!! Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia, mashtrimi dhe sajesat e një njëriu që ka humbur arsyen. Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e një organizate kriminale ndaj PD në 8 Janar, dhe konfirmimin e sotëm për vendosmërinë e SHBA për të bashkëpunuar me PD për të ardhmen e Shqipërisë dhe kryqi i madh i zi që i kanë vënë Sali Berishës prej kohësh. Nga 18 Dhjetori ku demokratët lanë pas të shkuarën dhe zgjodhen të ardhmen, Partia Demokratike ka vetëm një mision: mbrojtjen e interesit publik dhe rikthimin në pushtet të PD, si e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë’, shprehet ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *