Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon sor Foltoren në Neë Jersey me demokratët shqiptarë që jetojnë në SHBA.

 

Me flamuj të PD, atë të Shqipërisë dhe të SHBA, shqiptarët në korr bërtasin: “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”. Kjo është Foltorja e 27-të e Berishës, ku me mijëra shqiptarë janë grumbulluar në vendin ku do mbahet takimi.

 

Kujtojmë se Berisha është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

 

Berisha  tha se diaspora dhe emigracioni kanë luajtur gjithnjë dhe do luajnë një rol themelor në angazhimin për liri dhe dinjitet kombetar.

 

“Të dashur qytetar dhe qytetare të dy vendeve më të dashura për shqiptarët, Shqipërisë dhe SHBA.

Përulem me mirënjohje para jush që u bashkuar nga të katër anët e atij vendi të madh në një foltore të cilën do ta quaja historike sepse në histroinë e kombit tonë, në vendin tonë, Kosovës dhe kudo që janë shqiptarët, diaspora dhe emigracioni ynë kanë luajtur gjithnjë dhe do luajnë një rol themelor. Kanë luajtur dhe do luajnë rolin e madh të mbështetjes së fuqishme të ccdo angazhimi të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar.

Nga një seri takimesh në mbarë vendin në këtë lëvizje dua t’iu kthej ju, se kam gjetur në mënyrë absolutë të njëjtin entuziazëm, optimizëm si në revolucionin paqësor të nëntorit 1990.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *