Subscribe

Berisha e konsideroi historike marrëveshjen me Ilir Metën për zgjedhjet vendore te 2023.

 

Ai shtoi se ky bashkëpunim shënon fillimin e fundit të regjimit absolutar Rama-Veliaj.

 

Marrëveshja është historike sepse me primaret do marrë fund kryetarokracia. Zotin Meta e kam garantuar se do përkrahim nismën referendare. Referendumi mbetet ndoshta mjeti më kryesor për të shëruar, për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, e cila është në agoni të plotë dhe ka zbritur nën nivelet e Kirgistanit.Edhe njëherë e konsideroj historike këtë marrëveshje, pasi do të shënojë fillimin e fundit të regjimit absolutar të Edi Ramës dhe Erion Velisë.

 

 

Përmes kësaj marrëveshje sipas tij, çelet rruga, për t’i dhënë Tiranës, qytetarin e parë, që ata meritojnë.

 

Ky moment shënon marrëveshjen për fitoren e sigurtë të opozitës në Tiranë dhe Shqipëri.Ky moment çel rrugën, për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës, qytetarin e parë, që ata meritojnë, që pasquron vlerat, shpirtin, virtytet dhe moralin e tyre, dhe një lloj për ët gjitha qytetet e Shqipërisë.Për t’i dhënë Tiranës dhe qyteteve të vendit, parlamentet e vërteta të qytetarëve, përfaqësuesit dinjitozë të qytetarëve, për t’i dhënë Tiranës, një parlament të fuqishëm, të kryesuar nga qytetarë dhe politikanë të sprovuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Tiranës.Por, me fjalë të tjera, për të arkivuar në mënyrë figurative, në plehrat e Sharrës, figurën më obskure që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës që nga shpallja kryeqytet, deri më sot, Erion Velinë, i cili në çdo shtet ligjor, me çdo ligj, i takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale.Me vjedhjet e tij monstruoze, me mashtrimet që u ka bërë qytetarëve të Tiranës dhe shndërrimin e Tiranës në një nga 10 qytetet më të pista të botë, të klasifikuar së fundmi nëpërmjet ndërtimeve me katet pa leje, me dendësinë e popullatës, me shndërrimin e kryeqytetit në qytetin me pozicionin e 250-të në shërbimin shëndetësor, Erion Velia ka qindra motive të shkojë aty ku e ka vendin.Jam i bindur se qytetarët e Tiranës do flasin për të gjitha këto dhe do godasin direkt edhe protezhenë e Erion Veliajt, Edi Ramën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *