Subscribe

Për të tretën ditë radhazi mbështetësit e Sali Berishës u mblodhën poshtë shtëpisë së tin, në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Sali Berisha, njësoj si ditën e djeshme, doli në dritare dhe u foli mbështetësve me mikrofon.

Lexo edhe :

Related Posts

Lideri i opozitës tha se kur del në dritare ndjen erën e shpresës, erës e së ardhmes për PD-në dhe shqiptarët.

Berisha: Kjo pra është era e ndryshimit, e cila buron nga shpirti, zemra, idealet tuaja dhe ka të gjithë fuqinë për të ndryshuar fatet e shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Berisha u tha mbështetësve të tij se janë ata që po lëshojnë rrezet dritës që ndriçojnë një Shqipëri, e cila ishte e zhytur në errësirë.

Berisha: Ju po ringjallni shpresën, ju po ringjallni besimin, prandaj dhe falënderimin tim më të madh për ju demokratë dhe demokrate të mbledhur sot në këtë rrugë. Kurrë ndonjëherë në historinë e perëndimit nuk është bërë një luftë kaq e egër kundër një partie si ajo që na është bërë ne si PD.

Ish-kryeminstri tha se nuk është bërë ndonjë luftë ndaj një partie si kjo që i është bërë PD, e cila ndau historinë, ndau epokat, përmbysi diktaturën më të egër, më staliniste që Europa kishte njohur.

Berisha: Nxori Shqipërinë dhe shqiptarët nga honet më të thella të historisë në dritën e rrugës drejt BE, e anëtarësoi atë në NATO dhe ia doli që shqiptarët, kombi më i varfër i Europës, i treti më i varfër i planetit, të renditet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Por përgjigjen e vërtetë e di çdo shqiptar. Faji i Sali Berishës është se ndërhyri për të shpëtuar opozitën e Shqipërisë kur ajo u kap peng nga Edi Rama. Faji i Sali Berishës është se ndërhyri kur të tjerët donin t’i caktonin asaj kryetarin dhe u tha jo, kreu i PD do përcaktohet përjetë vetëm nga shqiptarët, nga demokratët.

Ai tha në fund se nuk do të mposhten dhe se rruga “Mustafa Matohiti” sot ka ndryshuar emër dhe quhet “Rruga e Shpresës”.

Berisha: Të rinjtë e quanin këtë Rruga e Salës. Ka disa ditë që kjo nuk quhet më Rruga e Salës, por rruga e Shpresës për çdo shqiptar./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *