Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur me tone të ashpra në Kuvend për projektbuxhetin e 2023-shit.

 

Berisha tha se ky është buxheti i vjedhjes më të madhe që një qeveri i ka bërë ndonjëherë shqiptarëve në historinë e tyre.

 

Për të argumentuar këtë deklaratë, kreu i demokratëve bëri një përllogaritje me shifra të atyre që i quan vjedhje.

 

“Ky është buxheti i vjedhjes më të madhe që një qeveri i ka bërë ndonjëherë shqiptarëve në historinë e tyre. Për të dokumentuar këto, u bëj me dije qytetarëve se gjatë viteve 2005-20013 rritja ishte 530 miliard lekë, kundrejt vetëm 400 miliard rritja e 9 viteve. Borxhi publik kulmon me vjedhjen më të madhe, u rrit me 500 miliard lekë, borxhi publik në vitet 2005 -2013, u rrit me 300 miliard lekë. Rritja ishte 170 mld lekë më e madhe. Nuk është vetëm kaq. Ju rritët taksat, rritja juaj e taksave shkon 500 mln euro në vit. Në total, shkon 400 e 50, 4.5 mln euro. Ku janë këto?

 

Ku shkuan këto para nëse me 500 milionë taksa në vit më pak me një borxh në 8 vite, vetëm 320 mld, u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, u ndërtuan 1 mijë e 300 shkolla e ndërtesa. U ndërtua Shqipëria dixhitale, me dhjetra e dhjetra, qindra rrjete kanalizimesh. U dyfishuan rrogat e pensionet, u dyfishua ndihma ekonomike. Cfarë u bë o zotëri, ku shkuan miliardat tuaja, a mund ta thoni? Ku avulluan ato, rrogat nuk u rritën, shqiptarët po vidhen, nga njerëzit më të paguar në Ballkan në atë më të ulët. Asnjë punë tuajën nuk i tregoni dot shqiptarëve, të gjitha janë vazhdime të punëve që ishin në ndërtim e sipër.

 

Ju ndërtuat 7 klm rrugë në autostradë, nga Aiba në Farkë, me çmim më të shtrenjtë. Si i ndërtuat? Vodhët me thes. Ju nuk keni një objekt tuajën, po nuk mohoj se përfundoi rruga Kardhiq Delvinë. Po si përfundoi? Ju 4-fishuat cmimin e saj se vodhët me thes, dhe tani nuk jeni ngopur. U ndërtua rruga Lushnje-Fier me 1.2 mln euro, Levan-Telepenë me 1.2 mln euro kilometri. Ky është buxhet katastrof. Bizneseve u morët 500 mln euro më shumë”, theksoi Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *