E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Berat, rrëzohet mikrobusi me nxënës

Aksidentohen 9 nxënës rrugës duke shkuar ne shkolle. Ngjarja e rende ka ndodhur mëngjesin e kësaj te hëne ne  aksin Berat –Skrapar. Mikrobusi ku po udhëtonin fëmijët nga fshatrat Buzuk dhe Orizaj drejt shkolle se Çorovodës  ka dale nga rruga dhe është përmbysur ne afërsi te fshatit Verzhezhe. Per pasoje 9 nxënës te moshës 14 deri 18 vjeç mbeten te plagosur. Nxënësja ne gjendje me te rende, 16 vjecarja Romina Kapllani është sjelle me helikopter ne Spitalin e Traumës.

 

Reklamë

Pas mbërritjes ne spital mjeket konstatuan fraktura ne njërën këmbe dhe probleme me mushkëritë. 16 vjecarja iu nënshtrua nje ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut per jetën.

 

Ndërsa 8 nxënësit e tjere po trajtohen ne spitalin e Çorovodës dhe ate te Beratit. Ata kane lëndime te lehta dhe janë jashtë rrezikut per jeten. Ndërkohe pas hetimeve te policisë rezultoi se aksidenti ka ndodhur per shkak te nje defekti ne sistemin e frenimit, çka ka sjelle edhe humbjen e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Shoferi  është ndalur nga policia per te dhene sqarime rreth ngjarjes, por edhe informacione ne lidhje me gjendjen e mjetit.

Më shumë video

Reklamë