Autoritetet belge njoftuan një lehtësim të masave parandaluese të koronavirusit kete te mërkurë, duke përfshirë mospërdorimin e maskave në ambientet e jashtme,por duke perjashtuar ambientet që janë shumë të populluara ku nuk është i mundur distancimi social.

 

Sidoqoftë, qeveria tha se po vendoste të kalonte nga një strategji e menaxhimit të krizës në një strategji të menaxhimit të rrezikut në shtrirë në një plan afatgjatë.

 

SOPHIE WILMES

KRYEMINISTRE E BELGJIKES

Jeta normale duhet të ringjallet, por në një mënyrë të përshtatshme në mënyrë që epidemia të mbetet nën kontroll. Periudha e karantinës për bartësit e virusit dhe njerëzit e infektuar do të ulet nga 14 në 7 ditë.

 

Belgjika deri tani regjistron 9959 viktima nga koronavirusi dhe me shume se 106 mije persona te prekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *