Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 June 2026
Vizion fokus

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me...

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe goditi anije...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim,...

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në Itali! Në...

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri i viktimave,...

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet për...

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë të Pekinit...

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me...

Tërmet i fortë godet një ishull jugor në Filipine

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe 10 ditë...

Belgjika do të njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

2 Shtator 08:47

Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e cila do të mbahet këtë muaj, njoftoi sot Ministri i Jashtëm belg Maxime Prevost.

“Palestina do të njihet nga Belgjika gjatë seancës së OKB-së” dhe në të njëjtën kohë do të shpallen “sanksione të rrepta kundër qeverisë izraelite”, theksoi kreu i diplomacisë belge Prevost në platformën X.

🇧🇪🇵🇸🚨La Palestine sera reconnue par la Belgique lors de la session de l’ONU ! Et des sanctions fermes sont prises à l’égard du gouvernement israélien. Tout antisémitisme ou glorification du terrorisme par les partisans du Hamas sera aussi plus fortement dénoncé.

🔸Au vu du…

— Maxime PREVOT (@prevotmaxime) September 2, 2025

Në fund të korrikut, Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Parisi do të njihte shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet nga 9 deri më 23 shtator në Nju Jork.

Belgjika “do t’u bashkohet vendeve të tjera që do të nënshkruajnë Deklaratën e Nju Jorkut”, me qëllim që të rikthehet në rrugën e duhur “zgjidhja me dy shtete”, shpjegoi Ministri i Jashtëm belg.

Megjithatë, njohja e një shteti palestinez nga Brukseli varet nga përmbushja e kushteve.

Nuk do të formalizohet derisa “të lirohet pengu i fundit i Hamasit” dhe me kusht që lëvizja islamiste palestineze të mos luajë rol në qeverisjen e “asnjë” pjese të Palestinës, sqaroi Prevost.

Ministri i Jashtëm njoftoi gjithashtu sanksione kundër Izraelit.

Qeveritë e Kanadasë dhe Australisë gjithashtu e kanë bërë të qartë qëllimin e tyre për të njohur shtetin e Palestinës. Britania ka paralajmëruar gjithashtu se do ta njohë shtetin palestinez.

Në total, tre të katërtat e shteteve anëtare të OKB-së e kanë njohur deri më tani këtë shtet, themelimi i të cilit u shpall nga udhëheqja palestineze në mërgim në vitin 1988.

Presioni ndërkombëtar po intensifikohet mbi qeverinë izraelite për t’i dhënë fund luftës, gjë që ka çuar në një krizë shumë serioze humanitare në enklavën palestineze, afërsisht 2.4 milionë banorë të së cilës kanë jetuar nën rrethim për gati 23 muaj.

Një zëdhënës i mbrojtjes civile në Rripin e Gazës tha sot se të paktën trembëdhjetë persona ishin vrarë në sulmet ajrore izraelite gjatë natës.

Bastisja e 7 tetorit 2023 vrau 1,219 persona në anën izraelite, shumica e tyre civilë, sipas një llogaritjeje të AFP bazuar në shifra zyrtare.

Përgjigja ushtarake izraelite në shkallë të gjerë ka vrarë të paktën 63,557 persona në enklavën palestineze, shumica e tyre civilë, sipas shifrave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit, të cilat konsiderohen të besueshme nga OKB-ja./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Belgjikë shtet palestinez

Nga e njëjta kategori

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere në kuzhinë! Ja si t’i pastroni siç duhet këto zona

më shumë...

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze që kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit

më shumë...

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe goditi anije në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, vijojnë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

Foto ilustruese
9:13

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari...

9:03

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:00

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze...

8:20

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe...

8:08

Dita e 27-të e protestës në Tiranë,...

7:58

AAK ndihmë me kushte Albin Kurtit, mirëpritet...

7:30

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës:...

7:29

Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë...

7:16

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në...

6:49

Kosovë/ KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të...

6:09

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri...

5:20

Dyndja drejt Juglindjes “paralizon” qarkullimin, radhë kilometrike...

4:40

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja...

4:26

Qeveria miraton 300 kredi të buta për...

4:20

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë...

3:42

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon...

3:09

Tërmet i fortë godet një ishull jugor...

3:07

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe...

2:24

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga...

2:20

Debate mes PS e PD për protestat,...

Më të klikuarat

  • Foto ilustruese Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnik...
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë...
  • Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, po...
  • Qeveria miraton 300 kredi të buta për administratën, nga 1 k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.