Subscribe

Presidenti Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme homologen e tij të Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.

Musar vjen në Shqipëri për një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Begaj.

Në orën 10:00 u zhvillua ceremonia zyrtare e mirëseardhjes e cila do të pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të dy shteteve.

Ndërkohë, pas takimit dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *