E diel, 11 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Begaj bisedë telefonike me Cameron: Mirënjohje për mbështetjen e fuqishme të MB-së në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore

Pas zyrës së shtypit të Sekretarit të Jashtëm të Britanisë, edhe Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka konfirmuar bisedën telefonike mes tij dhe David Cameron.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” Begaj njofton se në bisedën që pati me Cameron diskutuan për mbështetjen e fuqishme të MB-së në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Reklamë


Postimi i Begajt:

Kisha një telefonatë sot me Zotin @David_Cameron, Sekretari Britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit.

Ne diskutuam për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të vjetër të NATO-s.

Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të MB-së në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Rritja e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR vlerësohet veçanërisht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë