E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Bebet fillojnë ushqimin! Nëna kujdes ja çfarë sduhet ti jepni foshnjës

Rritja e një fëmije është një sfidë e vështirëpër të gjithë nënat, sidomos për nënat e reja. Ushqimi është një ndër pjesët më të rëndësishme për shëndetin e një foshnje ndaj asnjëherë nuk duhet të bëni gabim në ushqyerjen e tyre.

 

Disa nëna mendojnë se mund t’u japin çfarëdolloj ushqimi foshnjeve të tyre. Kurse sipas mjekëve janë tri lloje ushqimi, që një nënë nuk duhet t’i japë kurrë një foshnjeje.

 

Reklamë

Pije me gaz

Këto pije përmbajnë sasi të shtuara të sheqerit janë të lidhura ngushtë me diabetin e tipit 2 si dhe me sjellen agresive tek fëmijët.

 

Mjalti

Pak e vështirë, për t’u besuar, por derisa fëmija juaj të arrijë moshën 2 vjeçare nuk duhet të konsumojë mjaltë, kjo sepse përmban një bakter toksik, i cili mund të shkaktojë edhe sëmundje vdekjeprurëse.

 

Qumështi i pasterilizuar

Në fakt të gjithë mendojmë se se qumështi i papasterizuar është më i shëndetshëm, por mos ua jepni kurrë fëmijëve. Kjo sepse aparati i tyre tretës nuk mund të veprojë mbi disa elemente, kështu që nuk do të mund ta tresin ashtu siç duhet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë