Subscribe

Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Europian u takuan në Slloveni për të diskutuar zhvillimet në Afganistan dhe veçanërisht evakuimin kaotik. Gjermania propozoi që anëtarëve e koalicionit që janë të gatshëm, t’u mundësohet të krijojnë një forcë ushtarake të dislokimit të shpejtë prej 5,000 trupash për t’iu përgjigjur krizave, me më pak mbështetje nga Shtetet e Bashkuara.

 

Shefi i politikës së jashtme, Josef Borrel deklaroi se një plan i tillë mund të marrë kohë deri në nëntor.

 

JOSEP BORRELL

SHEF I POLITIKES SE JASHTME, BE

 

“Të gjithë kanë insistuar në nevojën për të nxjerrë mësime dhe për të kuptuar pse përpjekjet tona për të ndërtuar një shtet modern në Afganistan, nuk rezultuan të qëndrueshme. Kjo përvojë është një katalizator, një nga ato ngjarje historike, që ndryshojnë politikën dhe mund të sjellin më shpejt kthesën në çështjen e mbrojtjes europiane. Kur, nëse jo tani?”

 

Përpjekjet e Bashkimit Europian për të krijuar një forcë të reagimit të shpejtë kanë qenë në heshtje për më shumë se një dekadë. Por tërheqja e trupave amerikane dhe aleate nga Afganistani e ka detyruar bllokun prej 27 vendesh ta rishqyrtojë çështjen.

 

Marrja e Afganistanit nga talebanët dhe evakuimet e nxituara ajrore të dhjetëra mijëra njerëzve pas vendimit të SHBA-ve për të tërhequr trupat, ka ekspozuar varësinë e Brukselit nga Uashingtoni.

 

Ndërsa trupat e BE-së ishin në prapavijë gjatë evakuimit, SHBA mbështeti vendet europiane në përpjekjet për të evakuuar qytetarët dhe trupat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *