Bashkimi Europian ka reaguar menjëherë pas arrestimeve të fundit në Mitrovicën e Veriut.

Zëdhënësja e përfaqësueses së BE-së për politikën e jashtme, Maja Kocijançiç, tha për Vizion Plus se autoritetet janë në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësit në Prishtinë e Beograd, dhe se u kanë bërë thirrje palëve për vetëpërmbajtje.

Koçijançiç theksoi se be mbështet sundimin e ligjit duke përfshirë prezumimin e pafajësisë, e se operacionet e policisë duhet të sjellin besim në sundimin e ligjit për të gjitha komunitetet.

“operacione të tilla duhet të përforcojnë dhe jo të dobësojnë përpjekjet e normalizimit. Ne besojmë fuqishëm në bashkëpunim policor dhe gjyqësor i cili është i nevojshëm për të dyja palët në respektimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit.

Operacioni policor në Mitrovicë që synon individë të dyshuar bazuar në urdhrat e gjykatës, duhet të bëhet në përputhje me ligjin dhe të komunikohen siç duhet”, – theksoi zëdhënësja e BE-së në deklaratën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *