E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

BE, 180 mln euro Shqipërisë/ Ndihma për përballimin e pasojave të pandemisë

180 milionë euro është shuma që Shqipëria do të përfitojë nga Bashkimi Evropian për të përballuar pasojat në ekonomi për shkak të pandemisë.

Për Shqipërinë kushtet e vendosura nga BE janë që ato të përdoren për forcimin e financave publike, qëndrueshmerinë në sektorin financiar, përmirësimin e qeverisjes, luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen sociale.

Ndihma financiare, pjesë e marrëveshjes së mirëkuptimit, përfshin vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nga kjo ndihmë përfituese është edhe Kosova, me 100 milionë euro. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca shkruan se edhe njëherë Bashkimi Evropian tregon solidaritetin me vendet e rajonit në kohën e një krize të paprecedentë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë