Ish deputeti, njëkohësisht edhe eksperti i sigurisë, Arben Çuko e ka konsideruar ngritjen e bazes së NATO-s në Durrës si siguri të shtuar për vendin dhe Ballkanin Perëndimor.

 

Në lidhje të drejt për drejtë me edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus, Çuko tha se riarmatimi i vendit është i nevojshëm sidomos pas sulmit të Rusisë në Ukrainë.

 

“Një siguri e shtuar, Duhet të dini që me sulmin e pa arsye të Rusisë ndaj Ukrainës, mjedisi europian i sigurisë ka ndryshuar madje po shkon afër një kërcënimi. E dyta NATO miratoi konceptin e ri strategjik të saj dhe dy gjërat themelore janë që konfirmoi rrezikun e shtuar që vjen nga lindja dhe nisur nga ky rrezik detyrimin e vendeve anëtare të shtojnë fondet për riarmatimin dhe rritjen e kapaciteteve luftarake. Baza në bregdetin shqiptar është një siguri e shtuar jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkanbin Perëndimor.

 

Çuko u shpreh se Durrësi i ka të gjitha mundësitë gjeografike e logjistike për të ndërtuar një bazë të NATO-s në territorin e tij.

 

 

“Durrësi besoj i ka të gjitha mundësitë gjeogafike për të ndërtuar një bazë të madhe luftarako detare dhe luftarako logjistike. Procesi i riarmatitmit të çdo vendi zgjat minimalisht 10 vite e përveç nevojës për tu armatosur e për të rritur kapacitetet tashmë pas Samitit të NATO-s në Madrid është edhe detyrë për tu përgjigjur erës së ftohtë lindore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.