E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 50 sekonda më parë
Sport

Bayern, Leverkusen dhe Dortmund munden në shtëpi, aspirinat nuk mundën të përfitojnë nga hapi fals i bavarezëve

Ndeshjet e javës së 25-të të kampionatit gjerman, prodhuan surpriza. Bayern Munich ka pësuar humbjen e parë që nga dhjetori në Bundesligë. Ekipi bavarez është mposhtur në shtëpi nga Bochum me rezultatin 3-2.

Guerreiro në dy raste në pjesën e parë që arriti t’i shndërrojë në gola, i dha Bayernit avantazh të dyfishtë, por një karton i kuq i Palhinhas prishi gjithçka. Medic në pjesën e parë ngushtoi fillimisht diferencat për miqtë.

Ndërsa në të dytën Sissoko dhe Bero përmbysën gjithçka për Bochum. Gjithsesi Bayerni vijon të kryesojë Bundesligën me 8 pikë përpara Leverksenit ndjekës.

“Aspirinat” nuk arritën dot të përfitojnë nga gabimi i bavarezëve, duke u mposhtur dhe vetë në shtëpi nga Werder Bremen me shifrat 2-0. Për miqtë realizuan me Schmid dhe Njinmah.

Reklamë

Gjithashtu dhe Borussia Dortmund është mposhtur nga Augsburg me shifrat 1-0, duke regjistruar tashmë humbjen e dhjetë në kampionat. Verdhezinjtë renditen në vendin e dhjetë të Bundesligës.

Ndërsa sfidat e tjera, Ëolfsburg barazoi me St. Pauli me shifrat 1-1, ndërsa Holstein Kiel gjithashtu doli barazim me Stuttgart me shifrat 2-2.

Vazhdo të lexosh

Reklamë