Batuta e Ibsen Elezit: Po e zuri gripi Berishën, Basha rri edhe 8 vjet në PD

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi e quan Lulzim Bashën “palaçon më të madh politik” në vend.
I ftuar në “Quo Vadis”, ai solli në vemendje edhe zgjedhjet brenda PD më 13 qershor për kreun e partisë, duke i konsideruar një masakër.
“Basha është palaco më i madh i politikës në Shqipëri. Mund t’ia kalojë vetëm Erion Veliaj. Këta e kanë nxjerrë Ramën në vend të tretë. Ajo që ka bërë të turpshme Berisha është që e ka lejuar deri në këtë moment. Në 13 qershor u bë një masakër. Përjshtimi i Berishës nuk është më i madh sesa masakra në 13 qershor, manipulimi i votës. Në kutitë e votimit, dilnin qendrat e votimit 118 për qind, ishte e turpshme, nuk të jepnin listat, ishte masakër në kuptimin e plotë të fjalës, edhe rezultatin në qendrat e votimit nuk e shpallën.”
Teksa komentonte përplasjet mes Berishës dhe Bashës, Ibsen Elezit ndau dhe një batutë:
“Në këto 8 vjet, Basha jo vetëm që nuk ka futur një model politik perëndimor, por ka futur modelin më të keq, neodiktaturën. Ai i ka bërë njerëzit që ta urrejnë kaq shumë, saqë Sali Berishën e kanë thirrur: çohu. Bashën e ke 8 vjet të tjera aty, nuk e lëviz kush, nëse Berisha zgjohet një mëngjes dhe thotë më ka zënë gripi.”




