Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije s eka dekretuar caktimin e e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për bashkitë pa kryetar.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta uron që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lire.

 

“Të dashur qytetarë,
Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lire”, shkruan Meta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.