Subscribe

Më 30 dhjetor 2023, Sali Berisha u la në arrest shtëpie nga GJKKO,e cila pranoi kërkesën e SPAK.

Prej tre ditësh mbështetësit e tij mblidhen poshtë pallatit të liderit të opozitës për t’i shprehur mbështetjen.

Edhe pasditen e sotme dhjetëra mbështetës të Berishës janë mbledhur  poshtë pallatit të tij në rrugën “Mustafa Matohiti.”

E pranishme është edhe vajza e ish-kryeministrit Argita Malltezi, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka. Ky i fundit në një prononcim për mediet tha se pas 33 vitesh është rikthyer diktatura në Shqipëri.

“Në Shqipëri pas 45 vitesh rikthehen burgosjet politike dhe kjo është situata më e rëndë që mund të ndodhë në një vend demokratik. Në Shqipëri ka regjim dhe diktaturë. Demokratët nuk mund të pranojnë që pas 33 vjetësh që kanë rrëzuar një diktaturë, t’i rikthehet një diktaturë tjetër”, tha Noka.

Pasditen e djeshme, Berisha doli në dritare dhe më mikrofon në dorë mbajti një fjalim para demokratëve dhe personave që ishin mbledhur poshtë pallatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *