Subscribe

10 vite më parë u nda nga jeta At Zef Pllumi, kleriku katolik që kaloi një pjesë të gjatë të jetës së tij në kampet e persekutimit komunist. Në Katedralen e “Shen Palit” është hapur një ekspozitë mbi jetën e tij. Paraditen e së dielës ekspozitën e vizitoi edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili më pas foli për kërcënimin e lirisë për të zgjedhur.

 

“Mesazhi i At Zef Pllumit është se ia vlen çdo sakrificë për lirinë. Dhe ky mesazh kumbon sot shumë sepse liria na kërcënohet, në veçanti na kërcënohet liria e zgjedhjes. Jeta dhe vepra e At Zef Pllumit janë një kushtrim për lirinë. Vepra e tij më e njohur “Rrno vetëm për me tregue” duhet të jetë në tekstet shkollore për rininë shqiptare, si një dëshmi autentike e ferrit komunist, si ndërgjegja e një shoqërie që e humbi për 50 vjet rrugën e saj dhe si një kushtrim për të gjithë njerëzit e lirë, se ia vlen çdo sakrificë kur liria kërcënohet.”

 

Për Bashën, vepra e At Zef Pllumit nuk e ka vendin në muze, por në jetën e përditshme të shqiptarëve. Sipas tij, në stenda duhet vënë e keqja e cila ka zënë vend në jetën e shqiptarëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *