E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Vendimi i opozitës nuk ka kthim pas as për ne, as për Edi Ramën

Partia Demokratike ka zhvilluar këtë të shtunë një mbledhje me kolegjin e kryesise, ku ka marrë disa vendime në lidhje me hapat e radhës qe do te ndiqen, pas dorëzimit te mandateve.

 

Përmes një deklarate për mediat kreu I demokratëve Lulzim Basha, ka theksuar se protesta e radhës do të jetë me 28 shkurt, dita kur është parashikuar edhe seance parlamentare.

 

Reklamë

Gjithashtu ai ka bërë me dije se vendimi I opozitës nuk ka kthim pas dhe se sezoni i protesta sapo ka nisur e nuk do te kete te ndalur.

 

“Në javën e ardhshme, me 28 shkurt dhe 7 mars organizohet protesta kombëtare para Asamblesë kriminale që ka ozurpuar Kuvendin e Shqipërisë dhe me datën 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e ozurpuesit të qeverisjes së Shqipërisë Edi Ramës, protesta që do të kenë për qëllim maksimalizimin e pjesëmarrjes qytetare, bashkimit qytetar dhe zemërimit qytetar për reagimin e  papërgjegjshëm të klikës kriminale që është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve. Një gjë është e sigurt, hapi që kemi hedhur të enjten e kaluar nuk është pa kthim vetëm për opozitën por është pa kthim dhe për Edi Ramën.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë