Lulzim Basha doli në podiumin para kryeministrisë gati 1 orë pas nisjes së grumbullimit të protestuesve para kryeministrisë.

Kreu I PD u shpreh I vendosur në qëndrimin e opozitës për largimin e kryeministrit Rama.

“Sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj në zërin tuaj, unë dhe gjithë Shqipëria, Europa dhe gjithë bota, shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me kurajo, me vendosmëri, me një mesazh të prerë dhe të vendosur: bëjeni ta dëgjojë gjithë bota.E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Ky është mesazhi, kjo është aspirate që I ka mbledhur shqiptarët në këtë bashkim të pashembullt për herë të 6 në këtë shesh.Kryeministri I korruptuar duhet të largohet pasi është kapur duke vjedhue zgjedhjet. Rama e ktheu vendin në bazë të krimit.Ky është miting madheshtor e i paprecedente në historinë e Shqiperisë që tregon fitoren e betejes sonë.”

 

Basha tha se Rama duhet të shporret dhe rënditi arsyet…

 

Nuk ka në Evropë kryeministër që kapet duke vjedhur zgjedhjet e mos të shporret një orë e më parë nga karrigia e të çohet para drejtësisë. Nuk ka në Evropë politikan që ta mbushë partinë e tij e grupin parlamentar me 19 përdhunues, vrasës e trafikantë dhe të mos shporret e të shkojë para drejtësisë. Standardet, vlerat dhe normat e Evropës do të kishin diktuar me dhjetëra herë largimin e Edi ramës dhe të bandës së tij. Në këto 6 vite e gjysëm, vetëm krim, korrupsion e hajduitëri, babëzi dhe dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. Ndaj sot e derisa të bëhet realitet, ka vetëm një mesazh nga populli: Rama ik.

 

Kreu I Pd iu përgjigje në distancë edhe kërkesës së ndërkombëtarëve për dialog pa kushte mes paleve politike në Shqipëri.

 

Ta dëgjojë e gjithë bota. Zgjedhje demokratike pa opozitën nuk ka.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *