E hënë, 26 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha “sulmon” Bardhin dhe Rithemelimin: Bubat e Nikollës ju mashtrojnë, e keni ngrënë lugën e çorbës së prishur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha jashtë ambienteve të Kuvendit, para nisjes së seancës plenarë ka sulmuar grupin e Bardhit dhe Rithemelimit. Në një deklaratë për gazetarët, Basha foli për pazare me Ramën dhe tha se vendimi i Kuvendit për mos ta dërguar në kushtetuese mandatin e deputetes Olta Xhaçka, ka qenë i rakorduar.

Basha: Kanë 5 muaj që bllokojnë kuvendin, gjoja bllokojnë, kalojnë buxhetin dhe vendime të rëndësishme pa opozitë dhe bëhen bashkë për një amnisti që amnison të korruptusarit por jo protestuesit e opozitës. Nga një anë duan t’i imponohen PD, Ramës i intereson të bëjë pis PD dhe përdor këto pazarxhinj. Ajo që ndodhi me Xhaçkën është e rakorduar. Tani thonë do ta dërgojmë në Kushtetuese, por Kushtetuesja foli. Le të bllokojnë foltoren. Bubat e Nikollës ju mashtrojnë, lehjet e tyre kanë qenë për të ngrënë. E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur./vizionplus.tv 

Vazhdo të lexosh

Reklamë