Subscribe

Edhe ne takimet me tregtaret ne Berat, kryetari i PD Lulzim Basha fajësoi qeverinë Rama për thellimin e varfërisë.

“Shqiptarët po jetojnë ditë të vështira. Leku është zhdukur nga qarkullimi. Puna ka rënë. Papunësia është rritur, varfëria është thelluar. Çmimet janë rritur, taksat janë rritur, fuqia blerëse ka rënë. Shumë shqiptarë e shqiptare i janë drejtuar emigracionit në dëshpërim. Mijëra familje kanë preokupim kryesor si ta mbyllin ditën sepse lekët e janë në duart e një grushti njerëzish të cilët i kanë bërë pallate, saraje, vila, pishina, konto bankare. Ky është i vetmi vend në Europë sot ku populli po varfërohet e qeveria po pasurohet.”

Me herët, mbrëmjen e se hënës, lideri i opozitës tha se Bilanci i keqqeverisjes është katastrofik dhe qytetaret po përballen me pasoja të renda.

“Vendin në këtë situatë e ka katandisur keqqeverisja, mos qeverisja, qeverisja me krimin dhe korrupsioni në qeverisje. Vetëm vitin e kaluar shqiptarëve iu kanë vjedhur 1.2 miliardë euro. Vetëm vitin e kaluar shqiptarëve iu kanë vjedhur 400 euro për frymë. 1.2 miliardë të tjera i kanë marrë borxh këto dy vite e gjysëm. Por a keni parë gjë ju nga këto para të marra borxh? Keni parë ndonjë urë, a ndonjë rrugë, ndonjë shkollë të re këtu në Urën Vajgurore? A keni parë ndonjë vend pune të hapet? A keni parë ndonjë të mirë të kthehet tek ju? Policit dhe burgut si ilaç për gjithçka ky i thotë reforma, këto janë reformat. Po ana tjetër? Po shëndetësia falas? Po 300 mijë vendet e punës? Po çmimet e ulura ku janë?  Pra, është një qeverisje që ka ardhur vetëm për të plaçkitur. Plaçkitja nuk është reformë. Plaçkitjes dem baba dem ne i themi vjedhje”.

Një dite me pare lideri i demokrateve Lulzim Basha akuzoi qeverinë per përdorimin e dy standardeve, duke thëne se njerëzit me pushtet lejohen te vene pasuri ne mënyre te paligjshme, ndërsa qytetaret ndëshkohen ne mënyrë te padrejte.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *