E shtunë, 28 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha shpjegon qëndrimin për afatet e vettingut: Nuk po i japim votën PS-së, ata donin…

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjgij pyetjes se përse do të votojë sot pro zgjatjes së organece të vettingut, kur nismat e tyre janë bllokuar në të shkuarën nga Partia Socialiste.

 

Sipas liderit demokrat, vota e PD për zgjatjen e afateve të vetingut nuk është votë për Partinë Socialiste, pasi PS donte që vetingu t’i kalonte KLGJ-së dhe KLP-së, “institucione të cilat i kanë kapur”.

 

“Ne nuk i japim votë PS, sot PS donte që vettingut t’i kalonte KLP e KLGJ e kontrolluar nga Rama. Ti themi shqiptarëve të vërtetat. KLGJ e KLP janë të kapura nga PS. Ajo që ndodh është kjo, ne sot me ndihmën e partnerëve SHBA, BE, ambasadorët Kim e Soreca në veçanti sepse nuk ka qenë vullneti politik i PS që sot të votohen këto të dyja, tani është vullnet për shkak të prioritetit kryesor të shqiptarëve luftën kundër korrupsionit kudo që ndodhet. Reforma territoriale, një aspiratë e cdo shqiptari, dhe reforma zgjedhore që vendit ti kthehet vota e lirë.  Nuk jemi tërhequr, vetingu i politikanëve, reforma zgjedhore dhe gjithçka e dokumentuar nga PD janë dhe mbeten prioritetet kryesore”, u shpreh Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë