Subscribe

Kreu i PD, Lulzim Basha reagoi ashpër pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se opozita duhet të ishte bashkua me qeverinë për hir të pandemisë.

 

Në “Twitter”, Basha e quajti Ramën një dështim të madh. Ai tha se shefi i qeverisë ka dështuar në menaxhimin e pandemisë dhe se për këtë arsye njerëzit po vdesin sot.

 

“Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë. Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë.”

 

Lulzim Basha premtoi se kur opozita të vijë në pushtet, gjërat do të ndryshojnë.

 

“Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *