E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha publikon foto nga takimi me gratë e LDG: Të largojmë toksinat e të kaluarës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë disa pamje nga takimi i mbajtur mëngjesin e kësaj të marte me anëtarë të Lidhjes Demokratike të Gruas.

 

Reklamë

Krahas pamjeve, Basha përçon mesazhin se ka ardhur koha që PD të shkëputet nga toksinat e të kaluarës, për të shpalosur një tjetër vizion për një të ardhme më të mirë.

 

“Bashkë për të ardhmen, me zonjat e Lidhjes Demokratike të Gruas, që me kurajo dhe shpresë kanë nisur procesin e riorganizimit për të qenë një organizatë partnere moderne, që përfaqëson dhe fuqizon realisht gratë. Në këtë proces do të shpalosim vlerat tona, duke larguar njëherë e përgjithmonë toksinat e të kaluarës, gjuhën e urrejtjes, modelin e linçimit dhe frikës, për të shpalosur një tjetër mendësi, me të cilën do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”, shkruan Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë