E diel, 4 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: PD do t’i krijojë mundësi çdo shqiptari që të jetojë me dinjitet në vendin e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se rreth 100 mijë shqiptarë humbën punën dhe 32 biznese u mbyllën këtë vit, si pasojë e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i demokratëve theksoi se sipas Bankës Botërore, 6 në 10 biznese të regjistruara nuk realizuan asnjë fitim pas heqjes së masave bllokuese.

Reklamë

Ai përsëriti se kriza e thellë ekonomike nuk zgjidhet me propagandë e shfaqje të lodhura me regji qendrore, por me ndërhyrje emergjente

“6 në 10 biznese të regjistruara në Shqipëri nuk kanë realizuar asnjë fitim  pas heqjes së masave bllokuese sipas një studimi të Bankës Botërore, çka paralajmëron të tjera falimentime dhe mbyllje vendesh pune.  Kjo krizë e thellë ekonomike nuk zgjidhet me propagandë e shfaqje të lodhura me regji qendrore, por me ndërhyrje emergjente.  Por këtë nuk mund ta bëjë ai që në 7 vite ka rritur taksat dhe çmimet, dhe paratë e shqiptarëve i ka vjedhur e shpërdoruar me një grusht oligarkësh, përmes PPP-ve, koncesioneve dhe tenderave korruptivë.”

Sipas Bashës, plani ekonomik i PD do ta çlirojë nga makthi biznesin dhe ekonominë, në mënyrë që shqiptarët të jetojnë me dinjitet

“Vendi ka nevojë per ndryshim, për frymëmarrje dhe model të ri ekonomik që mund të arrihet vetëm përmes një qeverisje ndryshe. Me planin tonë ekonomik ne do të ulim taksat, taksa e sheshtë 9%, mbështetja për biznesin e vogël, moratoriumi për inspektoriatet dhe taksidarët dhe masa të tjera, do të çlirojnë biznesin nga ankthi dhe do të krijojnë mundësi për çdo shqiptar të punojë e jetojë me dinjitet në vendin e tij.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë