Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi këtë diel një mbledhje me qytetarët në Elbasan, prej ku tha se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakrës elektorale.

 

Sipas tij, ky qytet është kthyer në një vend ku mbizotëron krimi dhe trazirat, ndërsa shtoi se për ata që ende nuk e kuptojnë si u vodhën zgjedhjet nga regjimi Rama-Doshi, le të vijnë në Elbasan, vend për të cilin tha se krerët e policisë morën në mbrojtje bandat që blinin vota.

 

Ai shtoi më tej se prokurori u përpoq që të fshihte provat e kapjes në flagrancë.

“Ndaj, sot kam ardhur për t’ju dhënë dy mesazhe: së pari, për t’u përkulur me nderimin më të thellë para sakrificës tuaj dhe kjo nuk është një frazë goje. E kam të vështirë të gjej fjalët për t’ju shprehur mirënjohjen që më buron nga zemra mua, sikundër çdo qytetari, çdo prindi shqiptar për rezistencën që ju kryefamiljarë, baballarë, gra, burra bëtë para shtetit të bërë njësh me krimin dhe krimit të bërë njësh me shtetin. Se çfarë kurajo kjo kërkonte, se çfarë besimi kjo kërkonte kudo në Shqipëri e në veçanti në Elbasan, mirënjohje të thellë dhe garanci se Partia Demokratike dhe unë personalisht nuk e harrojmë këtë fuqi, këtë energji, këtë sakrificë tuajën dhe të gjithë ekipit të demokratëve anembanë qarkut të Elbasanit dhe të gjithë qytetarëve të qarkut të Elbasanit që ju me kurajon dhe me besim në këtë betejë për ndryshim. Dua t’ju them se kokat duhet t’i kemi lart. Nuk ka forcë politike në Ballkan të mbetur që nga koha e rrëzimit të regjimeve komuniste që të ketë fuqinë që demonstroi Partia Demokratike në Shqipëri përballë këtij regjimi. Njësoj si në 91-shin, pa asnjë pushtet përveç pushtetit të zemrës, përveç besimit tek ndryshimi dhe kjo tregon se jo vetëm nuk jemi tkurrur, dobësuar apo lodhur, por jemi më të fortë, më të vendosur se kurrë. Me të gjitha marifetet e regjimit që nga ndryshimet antikushtetuese të Kodit, tek ndarja pa hesap e parave të grabitura të shqiptarëve për t’ju blerë votën, tek punësimet e paligjshme, tek kërcënimet derë më derë nga bandat e krimit të organizuar. Në fund diferenca me të gjitha manipulimet zgjedhore  përbehet vetëm nga votat e një familje kriminale, që është familja e Aqif Rakipit, djali dhe dhëndri i të cilit mblodhën më shumë vota se Edi Rama. Diferenca është pothuajse njësoj sa votat e mbledhura nga çiraku i Edi Ramës në qarkun e Elbasanit, dy herë më shumë sesa vetë ai është prova më flagrante për këdo që kërkon prova se çfarë ndodhi në Elbasan. E pra, mos ta harrojmë në radhë të parë se ky është fryt i punës dhe kurajoze tuaj. Asgjë tjetër nuk do t’i kishte rezistuar shtetit të bërë njësh me Partinë Socialiste dhe partisë të bërë njësh me shtetin dhe bandat dhe krimin e organizuar përveç bashkimit të zemrave të demokratëve dhe vendosmërisë për të qëndruar siç qëndruam. E dyta, shtrihet përtej radhëve tona e ka të bëjë me ata 680 mijë shqiptarë që na  ndoqën në këtë betejë. Na ndoqën sepse besuan se beteja nuk bëhej për karriget tona, nuk bëhet thjesht dhe vetëm për rotacion, por bëhet për një ndryshim për ta, për familjet e tyre, për fëmijët e tyre, për të ardhmen e tyre. Ky është në fakt edhe detyrimi më i madh që i kemi, detyrimi ndaj tyre. Kujt t’ia lëmë fatin e tyre dhe të qindra mijëra të tjerëve që donin ndryshimin, por u penguan me dhunë e me kërcënime, e me shantazhe e me çmimin e mjerimit? Kujt do t’ia dorëzojmë fatin e tyre? I pushtetit të bërë njësh me krimin? I një drejtësie që nuk ekziston? Padiskutim që nuk do t’i lëmë në mes të rrugës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *