Lideri i opozitës Lulzim Basha bëri përgjegjës qeverine për dështimin e hapjes së negociatave. Në një bashkëbisedim me gazetaret Basha nënvizoi se Partia Demokratike do të dëshironte një rezultat ndryshe për integrimin, por qeveria dështoi në këtë proces.

 

“Ka një përpjekje për ta shitur atë të sotmen si një përplasje mes vendeve të BE dhe jo si një keqqeverisje. Në këtë gjendje nuk ta hap askush derën e negociatave,. Këtë ta thotë edhe qytetari më i zakonshëm në fshatin më të largët, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet. Kjo është e vërteta.  “

 

Basha nuk kritikoi vetëm qeverine por edhe komisionerin Johanes Hahn dhe zyrtaret e Brukselit, te cilet sipas tij ne progres raportet nuk kane paraqitur realitetin.

 

“Eshtë e vërtetë që jo vetëm në mbledhjen ku mora pjesë në Berlin, por tash tre vjet mbizotëron një mosbesim nga vendet anëtare në raport me raportin e Komisionit Europian për Zgjerimin. Thënë më qartë, raportet e Komisionit Europian për Zgjerimin konsiderohen nga një pjesë e mirë e vendeve anëtare të zbukuruara që nuk paraqesin realitetin.”

 

Sipas Bashes verifikimin e realitetit kerkon edhe Macron.

“Macron dëshiron të reformojë procesin sesi verifikohen të vërteta e Ballkanit dhe gënjeshtrat e Ballkanit, demokratët që shiten si autokratë, trafikantët e drogës që shiten si politikanë të ndershëm dhe hipin e zbresin avionët për Bruksel me çanta me para, me të cilat mendojnë se mund të blejnë deputetë të falimentuar, por nuk i blejnë dot kurrë të vërtetën. “

Basha ka deklaruar se pavaresisht situates nuk priste doreheqje nga kryeministri.

 

“Dua të konfirmoj edhe njëherë se jemi të vendosur për të bërë gjithcka për të mos e pranuar gjendjen e sotme, tërësisht dhe kryekëput përgjegjësi e një njeriu që sot po të kishte pasur një fije patriotizmi, duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe asgjë më pak, por as unë dhe as ju nuk e prisnim, ndoshta ndonjë socialist idealist”

 

Gjithashtu Basha mesa duket takohet ne nje pike me rivalin politik Rama, te dy jane te vendosur te plotesojne kushtet e Bundestagut gjerman.

 

“Isha i qartë kur u thashë që opozita dhe Europa flasin me një gjuhë; e sotmja nuk është ajo që dëshironim, por nuk ishte e papritur, minimumi ishin kushtet e Gjermanisë. Prandaj kushtet janë rruga, plani për cdo shqiptar që duhet të thotë cfarë duhet të ndryshojmë. Reformë zgjedhore, zgjedhje të lira, zbatimi i reformës në drejtësi, para drejtësisë cdo kush që ka abuzuar.  9 kushtet e Bundestagut janë rruga e PD-së”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *