Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me simpatizantë të kësaj në Vorë tha se protesta e 27 janarit nuk është thjesht një tubim politik. Por ajo do të jetë një mesazh për qeverinë e kapur nga  krimi.

 

“Qytetarët në këmbë me pjesëmarrje masive popullore do të jenë mesazhi më i qartë, që do të flasë më qartë se çdo fjalim politik. Se sundimi i krimit, se sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në Shqipëri kanë marrë fund dhe janë të papranueshëm.”

 

Duke folur më tej për problemet që shqetësojnë shqiptarët, Basha u ndal tek  koncesionet korruptive që po pasurojnë vetëm pesë biznese të lidhura me qeverinë.

 

Për kryedemokratin vetëm një qeveri e ardhur në pushtet nga vota e lirë, do të zgjidhe problemet e shqiptarëve si dhe do ti japë fund korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *